Banorëve të destinacionit turistik grek, Santorini, u është kërkuar të reduktojnë lëvizjet, sepse një turmë e madhe turistësh pritet të mbërrijë në ishull.
Anëtari i këshillit bashkiak të Thirës alarmoi qytetarët dhe i këshilloi që të qëndrojnë në shtëpi për të liruar vend për turistët.
“Një ditë tjetër e vështirë e pret qytetin dhe ishullin tonë me ardhjen e 17 mijë vizitorëve nga anijet turistike. Kërkojmë vëmendjen tuaj dhe sa të mundemi të reduktojmë lëvizjet!”
Sigurisht, ky postim nuk u prit mirë, duke shkaktuar reagime të ashpra nga banorët e Santorinit dhe politika në Greqi.