Pas 17 ndeshjesh pa humbje, Tirana e drejtuar nga Emanuel Egbo ndal hapin.
Bardheblutë u mposhtën 1-0 në Durrës, në një ndeshje që u vendos nga një gol i Emiliano Vilës në minutën e 26.
Tashmë, diferenca mes Tiranës kryesuese dhe Kukësit të vendit të dytë ngushtohet në 6 pikë, duke e bërë më interesant Kategorinë Superiore.