Shqiptari vret ish-parteren gjeorgjiane në Francë!

Shqiptari vret ish-parteren gjeorgjiane në Francë!

Një shtetas shqiptar është shpallur në kërkim nga autoritetet franceze pasi akuzohet për vrasjen e ish-partneres gjeorgjiane në qytetin Mulhouse (Haut-Rhin).

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë ende publik, nuk ka precedentë penalë të mëparshëm  dhe është i panjohur për policinë franceze, njoftoi Prokuroria e Mulhouse më 28.10.2025.

Viktima është  identifikuar si një grua 33-vjeçare e lindur në Gjeorgji,  e cila punonte si banakiere në një kafene. Ajo u godit me thikë për vdekje në datë 25.10.2025, në momentin që sapo kishte filluar turnin e punës .  Nga hetimet paraprake, është siguruar informacionin se ajo kishte bashkëjetuar për tre vjet me autorin e dyshuar, nga i cili ishte ndarë prej pak kohësh.

Organi i Akuzës ka hedhur dyshimet se motivi i ngjarjes lidhet me xhelozinë dhe mospranimin e ndarjes nga ana e të pandehurit,  faktor ky i përmendur shpesh në rastet e femicidit.  Shefi i saj, Farouk Tas, i cili mbërriti i pari në vendngjarje, tha për France 3 Grand Est:

Ajo ishte si vajza ime. Ishte një grua e jashtëzakonshme. Jemi në shok, pamë gjithçka me sytë tanë. Jemi të shkatërruar.”

Aktualisht pritet të kryhet një autopsi në trupin e viktimës në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Strasburgut, ndërsa po rishikohen kamerat e sigurisë për të zbardhur detajet e mundshme të gjithë  ngjarjes.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit