Nikolla Agolli autori që plagosi problematikun e Pogradecit, Brian Syzo

Nikolla Agolli autori që plagosi problematikun e…

Personi që shihni në foto është Nikolla Agolli, i arrestuar nga Policia si i dyshuar për plagosjen me armë zjarri të Brian Syzos, ngjarje e ndodhur këtë të diel në lagjen nr. 3 të Pogradecit. Sipas autoriteteve, ai u vu në pranga teksa po tentonte të largohej me një furgon në drejtim të Prrenjasit, pasi kishte braktisur automjetin e tij në zonën e Qafë-Thanës.

Gjatë operacionit u ndalua edhe një person tjetër që ndodhej me të, ndërsa hetuesit po punojnë për të sqaruar rolin e tij në ngjarje. Policia ka sekuestruar prova materiale dhe po vijon hetimet për dokumentimin e plotë të rastit.

Nga të shtënat mbeti i plagosur Brian Syzo, i cili u godit në këmbë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë, ai ka precedentë penalë, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur motivin dhe rrethanat e konfliktit. Ai është proceduar më herët për vepra penale që lidhen me prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike, si edhe është përfshirë në disa konflikte të ndodhura në qytetin e Pogradecit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit