Djathi i bardhë Erzeni gjithë myk, SPAR e reklamon si Kaçkavall

Djathi i bardhë Erzeni gjithë myk, SPAR…

Një qytetar ka denoncuar në redaksinë tonë një rast shqetësues lidhur me një produkt të blerë në rrjetin e marketeve SPAR, ku sipas tij është konstatuar një problem serioz me cilësinë dhe etiketimin e ushqimit.

Sipas denoncimit, bëhet fjalë për një djathë të bardhë të markës “Erzeni”, i cili është blerë në një nga pikat e shitjes së SPAR. Qytetari pas hapjes së produktit ka vënë re prezencë myku, çka e bën atë të papërshtatshëm për konsum dhe ngre pikëpyetje mbi kushtet e ruajtjes dhe sigurisë ushqimore.

Përveç kësaj,  produkti në etiketë është paraqitur si “kaçkavall”, ndërkohë që në realitet rezulton të jetë djathë i bardhë, duke krijuar dyshime për keqetiketim ose moskorrektësi në deklarimin e produktit.

Rasti ka nxitur reagim dhe shqetësim te konsumatorët, të cilët kërkojnë më shumë kontrolle mbi produktet ushqimore që tregtohen në markete, sidomos në rrjete të mëdha shpërndarjeje.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit