Arrestohen të dyshuarit për masakrën me 6 viktima në Gjermani

Arrestohen të dyshuarit për masakrën me 6…

Policia gjermane ka arrestuar dy personat e dyshuar për sulmin e armatosur që tronditi qytetin Stade, në veri të Gjermanisë, ku humbën jetën gjashtë persona dhe disa të tjerë mbetën të plagosur rëndë.

Sipas autoriteteve, të dyshuarit u lokalizuan pas një operacioni të gjerë policor dhe u arrestuan pa hasur rezistencë. Hetuesit po punojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe motivin e sulmit.

Masakra ndodhi në një strehimore për nëna dhe fëmijë në Stade. Katër gra dhe një burrë humbën jetën në vendngjarje, ndërsa një person i gjashtë ndërroi jetë më vonë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Përveç viktimave, disa persona të tjerë mbeten të plagosur rëndë dhe ndodhen në gjendje kritike, çka bën që autoritetet të mos përjashtojnë mundësinë e një bilanci edhe më tragjik.

Fillimisht policia konfirmoi arrestimin e dy personave, njëri prej të cilëve dyshohet si autori kryesor i sulmit. Më pas, mediat gjermane raportuan edhe për arrestimin e një personi të tretë, ndërsa roli i tij në ngjarje vijon të jetë nën hetim.

Prokuroria dhe policia gjermane kanë nisur një hetim të zgjeruar për të përcaktuar motivin e sulmit, si dhe për të verifikuar nëse në ngjarje kanë qenë të përfshirë edhe persona të tjerë. Autoritetet pritet të publikojnë detaje të reja ndërsa hetimet vijojnë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit