Ajo që deri pak vite më parë konsiderohej një nga destinacionet më të bukura natyrore pranë kryeqytetit, sot është kthyer në simbol të degradimit mjedisor.
Gryka e Skoranës, e njohur ndryshe si Kanioni i Erzenit, ka qenë prej vitesh një atraksion i frekuentuar nga vizitorë, turistë dhe grupe ecjeje, falë ujërave të kristalta dhe peizazhit të saj të paprekur.
Pamjet e publikuara së fundmi tregojnë se perla e kryeqytetit është dëmtuar rëndë nga hedhja e inerteve dhe aktiviteti i pakontrolluar i firmave ndërtuese, ndërsa pjesë të rrjedhës së ujit janë devijuar me tuba për nevoja hidroenergjitike.
Ministri i Mjedisit Sofjan Jaupaj nuk ka bërë asnjë reagim mbi skandalin ndërkohë që kriminelët mjedisorë enden të lirë! Debati nuk lidhet vetëm me inertet. Aktivistë dhe banorë pretendojnë se rrjedha natyrore e ujit është prekur nga ndërhyrje të lidhura me projekte hidroenergjetike.
KUSHDO QË KA INFORMACION, TË DENONCOJË NË JOQ, ME EMRA KRIMINELËT E KËSAJ MASAKRE MJEDISORE!