Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00

Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para…

Në përfundim të protestës së 30-të qytetare në Tiranë, organizatorët kanë njoftuar një tjetër mobilizim për ditën e nesërme.

Qytetarët janë thirrur të mblidhen nesër, në orën 10:00, përpara godinës së Parlamentit, në kohën kur pritet të zhvillohet seanca plenare e Kuvendit.

Njoftimi u bë para mijëra protestuesve, të cilët edhe mbrëmjen e sotme marshuan në rrugët kryesore të kryeqytetit me flamuj kombëtarë dhe pankarta, duke vijuar protestën kundër klasës politike dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, largimin e qeverisë dhe reforma të thella politike.

Sipas organizatorëve, protesta para Parlamentit synon të përcjellë drejtpërdrejt mesazhin e qytetarëve ndaj deputetëve në ditën kur Kuvendi mblidhet në seancë plenare.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit