Atentat me bombë ndaj oligarkut ukrainas dhe familjes së tij

Atentat me bombë ndaj oligarkut ukrainas dhe…

Një shpërthim i fuqishëm bombe tronditi mbrëmjen e së martës Principatën e Monakos, pranë kufirit me Francën, duke lënë tre persona të plagosur, mes tyre oligarkun ukrainas Vadym Ermolaev, bashkëshorten e tij dhe djalin 13-vjeçar. Autoritetet dyshojnë se bëhet fjalë për një atentat, ndërsa dy të rriturit ndodhen në gjendje kritike, ndërsa i mituri ka pësuar lëndime serioze.

Sipas hetimeve paraprake, kamerat e sigurisë kanë filmuar një person që la një çantë shpine pranë ndërtesës dhe u largua pak para shpërthimit. Mjeti shpërthyes ishte mbushur me bulona dhe fragmente metalike për të rritur fuqinë shkatërruese, ndërsa policia dhe ekspertët vijojnë hetimet për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në Monako dhe Francë, me autoritetet që e cilësojnë si një rast të paprecedentë për Principatën. Zyrtarë lokalë, përfshirë kryebashkiakun e Nicës Christian Estrosi, kanë shprehur solidaritet me viktimat dhe familjet e tyre, ndërsa kontrollet kufitare janë forcuar në përpjekje për kapjen e të dyshuarit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit