WhatsApp tashmë pa numër telefoni, rezervoni emrin tuaj

WhatsApp tashmë pa numër telefoni, rezervoni emrin…

WhatsApp ka nisur rezervimin e emrave të përdoruesve (usernames), një veçori e re që do t’u mundësojë përdoruesve të komunikojnë pa ndarë numrin e telefonit. Kompania njoftoi se rezervimi i username-ve fillon këtë javë, ndërsa funksioni do të lançohet më vonë gjatë këtij viti. Me mbi 3 miliardë përdorues, WhatsApp po e hap procesin herët për t’u dhënë mundësi të gjithëve të zgjedhin emrin që dëshirojnë.

Përveç përdoruesve të zakonshëm, krijuesit e përmbajtjes, bizneset e vogla dhe organizatat do të kenë mundësinë të rezervojnë të njëjtin username që përdorin në Instagram ose Facebook, për të ruajtur identitetin e tyre në platformat e Meta-s. WhatsApp thekson se nuk do të ketë një direktori publike të username-ve dhe askush nuk do të mund t’i gjejë përdoruesit pa e ditur saktësisht emrin e tyre.

Sipas kompanisë, funksioni i ri synon të rrisë privatësinë, pasi kur të aktivizohet username, personat ose bizneset me të cilët komunikoni për herë të parë nuk do të shohin më numrin tuaj të telefonit. Përdoruesit mund ta rezervojnë username-n nga Settings > Account > Username në versionin më të fundit të WhatsApp, ndërsa funksioni do të shpërndahet gradualisht në vende të ndryshme gjatë muajve në vijim.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit