Protestuesit me kosh plehrash në Kuvend: Këtu e keni vendin!

Protestuesit me kosh plehrash në Kuvend: Këtu…

Një moment tensioni është regjistruar sot gjatë protestës që po mbahet para Kuvendit, ku një grup protestuesish ka tentuar të vendosë një kosh mbeturinash në hyrje të institucionit. Veprimi është ndaluar nga forcat e policisë të pranishme në vendngjarje.

Gjatë incidentit, protestuesit kanë vijuar me thirrje të forta simbolike, duke shprehur pakënaqësinë ndaj klasës politike. Mes tyre janë dëgjuar slogane si “Këtu e keni vendin”, “Parlamenti në kosh!” dhe “Rama n’kosh, Berisha n’kosh”.

Policia ka ndërhyrë për të shmangur përshkallëzimin e situatës dhe për të garantuar rendin para godinës së Kuvendit. Protesta vijon në një klimë tensioni, ndërsa protestuesit kanë paralajmëruar vijimin e aksionit të tyre simbolik.

 

<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F997259406255185%2F&show_text=false&width=267&t=0″ width=”267″ height=”476″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit