Deputeti i Partisë Socialiste, Tërmet Peçi, është përballur me protestuesit pas përfundimit të seancës plenare, teksa po dilte nga ambientet e Kuvendit. Jashtë godinës ndodheshin dhjetëra qytetarë që protestonin duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.