Aksidenti me 4 viktima, dyshohet se shoferi i autobusit ka pësuar arrest kardiak

Aksidenti me 4 viktima, dyshohet se shoferi…

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur në autostradën Durrës–Tiranë, ku një autobus i linjës Berat–Tiranë u përmbys pas përplasjes me bordurat anësore, duke lënë pas një bilanc tragjik me 4 viktima dhe 17 të plagosur.

Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur në një moment kur autobusi ka humbur kontrollin duke devijuar papritur nga korsia dhe më pas duke u përplasur me barrierat mbrojtëse. Pas goditjes, mjeti është përmbysur, duke shkaktuar pasoja fatale.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se shoferi mund të ketë humbur kontrollin e mjetit si pasojë e përgjumjes në timon ose një problemi të papritur shëndetësor, përfshirë edhe mundësinë e një infarkti.

Grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur plotësisht shkaqet e ngjarjes, ndërsa të plagosurit po marrin trajtim në spitalin e Traumës.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit