Aksidenti tragjik në autostradë, makinat i zënë ambulancës korsinë e emergjencës

Aksidenti tragjik në autostradë, makinat i zënë…

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në autostradën Durrës-Tiranë, ku kanë humbur jetën dy persona, ndërsa 12 të tjerë kanë mbetur të plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë.

Sipas të dhënave paraprake, autobusi i linjës së Beratit ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal dhe të parët që kanë ndërhyrë për t’u ardhur në ndihmë të lënduarve kanë qenë qytetarë kalimtarë, të cilët janë ndalur menjëherë në vendngjarje pas aksidentit.

Ka dyshime se për shkak të shpejtësisë, autobusi ka humbur kontrollin duke thyer barrierat mbrojtëse të autostradës, teksa po udhëtonte nga Berati drejt Tiranës.

Në vendngjarje kanë mbërritur ambulancat dhe forcat zjarrfikëse, ndërsa disa mjete të tjera të ndihmës së shpejtë janë vonuar për shkak se korsia e emergjencës është e bllokuar nga automjete të tjera.

Një qytetar i bllokuar në trafik ka raportuar situatë kaotike, duke theksuar se ambulancat po hasin vështirësi për të arritur tek të plagosurit për shkak të bllokimit të korsisë së emergjencës.

Duhet thënë se prej kohësh, JOQ ALBANIA e ka denoncuar problematikën e përdorimit të korsisë së emergjencës nga automjetet e tjera, që shpesh pengon ndërhyrjen e shpejtë të shërbimeve të emergjencës dhe shkel rregullat e qarkullimit rrugor, por situata vijon të përsëritet.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit