Humbja ndaj Brazilit ndryshoi gjithçka, tifozët japonezë hedhin mbeturinat në fushë

Humbja ndaj Brazilit ndryshoi gjithçka, tifozët japonezë…

Tifozët japonezë kanë dhënë edhe një herë një shembull të rrallë të kulturës sportive, por këtë herë gjesti i tyre ka marrë një kthesë krejt të papritur.

Para fillimit të ndeshjes me Brazilin, ata pastruan tribunat dhe grumbulluan mbeturinat, me shpresën se Japonia do të siguronte një fitore dhe se stadiumi do të mbetej po aq i pastër sa performanca e skuadrës së tyre në fushë.

Megjithatë, pas humbjes 2-1 ndaj Brazilit, tifozët vendosën të bënin një gjest simbolik. Ata i rikthyen mbeturinat në fushë, duke shprehur zhgënjimin për paraqitjen e ekipit dhe duke lënë të kuptohej se një performancë e tillë nuk meritonte të festohej me të njëjtin respekt.

Veprimi i tyre është bërë viral në rrjetet sociale, duke ngjallur reagime të shumta. Disa e kanë cilësuar si një formë proteste paqësore dhe kreative, ndërsa të tjerë e kanë kritikuar, duke theksuar se tifozët japonezë njihen pikërisht për sjelljen e tyre shembullore në stadiume.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit