Qytetarët janë mbledhur paraditen e sotme përpara godinës së SPAK, ashtu siç kishin paralajmëruar gjatë protestës së një dite më parë. Ata janë grumbulluar për dorëzimin e librit me titull “Albanian Files”, i cili, sipas organizatorëve, përmban firmat e mbledhura nga qytetarët gjatë tubimit në shesh.
Përmes kësaj nisme, protestuesit kanë përsëritur kërkesën e tyre kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se aksionet e tyre do të vijojnë deri në përmbushjen e këtij qëllimi. Organizatorët kanë deklaruar për mediat se protestat dhe veprimet qytetare do të jenë të pandërprera.
Protestuesit janë shprehur gjithashtu se libri përfaqëson, sipas tyre, një përmbledhje të shqetësimeve dhe akuzave ndaj qeverisë. Ata kanë paralajmëruar vijimin e aksioneve të tjera në ditët në vijim, ndërsa tubimi është shoqëruar me thirrje dhe slogane kundër kryeministrit.
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1616536483166767%2F&show_text=false&width=267&t=0″ width=”267″ height=”476″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>