Tuneli i Llogarasë në shërbim të oligarkëve: Kamionët e tyre lejohen, të qytetarëve jo

Tuneli i Llogarasë në shërbim të oligarkëve:…

Një qytetar ka denoncuar në redaksinë tonë kalimin e një kamioni të kompanisë “Alba Beton” në tunelin e Llogarasë, duke treguar se mjeti po transportonte materiale ndërtimi, megjithëse qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë në këtë tunel është i ndaluar.

Sipas rregullave në fuqi, tuneli i Llogarasë është i hapur vetëm për automjetet e vogla dhe autobusët, ndërsa kamionët dhe mjetet e tonazhit të rëndë duhet të përdorin rrugën tradicionale malore. Shkelja e këtij ndalimi parashikon masa administrative dhe gjoba.

Por qytetari thotë se kamioni me targë AE R 188, duke qenë se ështé i oligarkëve të “Alba Beton”, i lejohet të kalojë në tunel ndërsa mjetet e tjera të tonazhit të rëndë nuk lejohen.

Ai shpreh gjithashtu shqetësimin se prania e kamionëve në tunel mund të rrisë rrezikun e aksidenteve për shkak të diferencës së shpejtësisë mes tyre dhe automjeteve të tjera.

Qytetari u bën thirrje institucioneve përgjegjëse të verifikojnë rastin dhe të marrin masat e parashikuara nga ligji.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit