Braçe hidhet në sulm ndaj blogereve që mbështesin protestën qytetare

Braçe hidhet në sulm ndaj blogereve që…

Deputeti socialist Erion Braçe ka zgjedhur të përgjigjet ndaj kritikave me gjuhën më të ulët të mundshme, duke nisur një fushatë të paprecedentë fyerjesh në drejtim të blogereve që marrin pjesë në protestat kundër qeverisë. Vetëm brenda 24 orëve, ai ka sulmuar me radhë dy gra të njohura të medias sociale, pa asnjë lloj provokimi proporcional që justifikonte një reagim të tillë. Në vend që të debatojë me argumente, Braçe ka zgjedhur rrugën e ofendimit personal, duke treguar një mungesë të theksuar respekti për zërat kritikë. Ky qëndrim flet më shumë për dobësinë e tij si politikan sesa për gabimet e kundërshtarëve të tij.

Ndaj blogeres Dea Mishel, e cila e kishte pyetur me ironi nëse e kishte larë makinën pas sulmit me vezë, Braçe u përgjigj me përbuzje të plotë duke e sfiduar: “deamichellee aaauuuu, je larë ti?!”. Por fyerja më e rëndë ka ardhur pak orë më vonë për aktivisten Irini Myftaraj, të cilën deputeti e ka quajtur hapur “këllirë rrugësh”. Kjo e fundit ka denoncuar menjëherë gjuhën e përdorur nga deputeti, duke e cilësuar reagimin si arrogant dhe të papranueshëm. Me këto fjalë, Braçe jo vetëm që ofendon personalitetin e dy grave, por dëshmon se për të, çdo grua që guxon të kundërshtojë meriton të sulmohet publikisht.

Ky sulm i pandëshkueshëm ndaj blogereve është një tjetër dëshmi e kulturës së ulët politike që po kultivohet në Shqipëri. Në vend që të kërkojë ndjesë, Braçe vazhdon të mbetet në heshtje, duke treguar se për të nuk ka asnjë kufi fyerjeje. Një deputet që përdor këtë gjuhë nuk meriton të përfaqësojë askënd në Kuvend. Ofendimi mbetet i tillë, pavarësisht se vjen nga një person i pushtetit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit