Gjatë një takimi me pensionistët, Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestën e zhvilluar para Kuvendit, ku disa qytetarë goditën me vezë makinat e deputetëve dhe pati përplasje me forcat e policisë. Ai iu referua ngjarjeve të ditës, duke theksuar se situata të tilla nuk përfaqësojnë protestën e qytetarëve paqësorë.
Në deklaratën e tij, Rama ka përdorur gjuhë të ashpër ndaj protestuesve të përfshirë në incidentet e dhunshme, duke i cilësuar si “korba e sorra”, ndërsa ka theksuar se protestat e vërteta, sipas tij, janë ato që zhvillohen në mënyrë paqësore dhe pa përplasje me institucionet.
“Kur shkon atje, një grup për të ushtruar presion fizik ndaj deputetëve, jemi në rrethana të tjera. Por ata nuk janë flamingo, ata janë paqësore. Sorrat dhe korbat janë të dhunshëm. Flamingot do i trajtojmë me shumë respekt. Me sorrat dhe korbat nuk kemi çfarë bëjmë fare. Në fund ata do jenë përsëri të humbur. Do shpërndahen kokrra kokrra”, theksoi ai.
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F2291860804681171%2F&show_text=false&width=267&t=0″ width=”267″ height=”476″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>