Protestuesit qëllojnë policin me gurë në kokë

Protestuesit qëllojnë policin me gurë në kokë

Protestuesit nuk kanë kursyer as sulmet me gurë dhe sende të forta në drejtim të punonjësve të policisë gjatë përplasjes së zhvilluar përpara Kuvendit.

Fillimisht ata kanë hequr gardhin metalik të vendosur në perimetrin e sigurisë, përpara se të konfrontoheshin me forcat blu, duke e përshkallëzuar situatën në tensione të forta.

Një gur i hedhur në drejtim të kordonit policor ka goditur në kokë një efektiv, i cili është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në protestë. Gjithashtu, gjatë përplasjeve kanë mbetur të lënduar edhe dy efektivë të tjerë, të cilët janë futur brenda rrethimit të Kuvendit për të marrë ndihmën e parë.

<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1354231383402381%2F&show_text=false&width=267&t=0″ width=”267″ height=”476″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit