30 milionë euro abuzime me inceneratorin e Tiranës, SPAK shpëton Erion Veliajn

30 milionë euro abuzime me inceneratorin e…

SPAK ka mbyllur hetimet për një nga fraksionet e çështjes së inceneratorit të Tiranës dhe ka dorëzuar në gjykatë kërkesën për kalimin në gjyq të 10 të pandehurve. Sipas Prokurorisë së Posaçme, dosja tashmë pritet të shqyrtohet nga gjykata kompetente për vijimin e procesit penal.

Të pandehur në këtë çështje janë Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Giuseppe Ciaffaglione, etj. Ata akuzohen për disa vepra penale, përfshirë “Mashtrimi me pasoja të rënda”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, si dhe përfshirje në grup të strukturuar kriminal.

Sipas SPAK, abuzimet e dyshuara në këtë dosje kapin vlerën e rreth 30 milionë eurove. Të gjithë të pandehurit janë hetuar në mungesë, pasi në momentin e lëshimit të masave të sigurisë nga Prokuroria e Posaçme në qershor 2024, policia nuk arriti të ekzekutonte asnjë prej tyre. Hetimet për një tjetër fraksion të dosjes së inceneratorit të Tiranës vijojnë ende.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit