Një aksion i Policisë është duke u zhvilluar në ambientet e call center-it “Opportunity Group”, pranë Telekomit në qendër të Shkodrës.
Burime për redaksinë bëjnë me dije se efektivët kanë hyrë në ambientet e kompanisë rreth orës 10:00 dhe prej disa orësh po mbajnë të bllokuar punonjësit, të cilët po merren në pyetje dhe po japin deklarimet e tyre në kuadër të veprimeve hetimore.
Deri në këto momente nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet mbi arsyet e kontrollit apo rezultatet e operacionit. Pritet që Policia të dalë me një njoftim zyrtar.