Policia largon me forcë protestuesit që qëndronin para Kryeministrisë

Policia largon me forcë protestuesit që qëndronin…

Një grup protestuesish, të cilët prej ditësh qëndrojnë gjatë ditës para Kryeministrisë me karrige hekuri, janë shoqëruar me forcë nga policia.

Sipas dëshmitarëve, disa prej protestuesve ndodheshin nën hijen e një peme kur efektivët e policisë kanë ndërhyrë, duke i marrë një e nga një dhe duke i shoqëruar. Ndërhyrja është shoqëruar me tensione dhe qytetarët akuzojnë policinë për përdorim dhune.

Ende nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet lidhur me arsyet e ndërhyrjes apo numrin e personave të shoqëruar.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit