Mësuesit e “Ali Demit” nuk kanë marrë pagesat për “After School” dhe Kampin Veror: Kemi punuar pa paguar

Mësuesit e “Ali Demit” nuk kanë marrë…

Mësuesit e shkollës “Ali Demi” denoncojnë se ende nuk kanë marrë pagesën për angazhimin e tyre në programin “After School” dhe Kampin Veror, pavarësisht se puna është kryer prej javësh.

Në një denoncim të dërguar në redaksi, një mësuese shprehet se stafi ka qenë i angazhuar gjatë gjithë muajit maj në programin “After School”, ndërsa nga 15 deri më 30 qershor ka punuar në Kampin Veror.

Megjithatë, sipas saj, në llogaritë bankare është kaluar vetëm paga bazë, pa u përfshirë pagesa për këto programe.

Gjatë muajve maj dhe qershor kemi punuar me përkushtim në programin After School dhe në Kampin Veror, por në llogari na është kaluar vetëm paga bazë. Kërkojmë të dimë se kur do të kryhet pagesa për punën tonë në këto programe“, thuhet në mesazhin e mësueses.

Mësuesit kërkojnë transparencë dhe një përgjigje zyrtare nga institucionet përgjegjëse, duke kërkuar që pagesat për orët dhe angazhimet shtesë të likuidohen sa më parë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit