Një qytetar ka denoncuar në redaksinë tonë një situatë të rrezikshme në rrugën e Ndroqit, në zonën e Pezës.
Ai ka treguar se si një kamion i ngarkuar me zhavorr qarkullonte në rrugë pa rrjetë sigurie mbi ngarkesë, duke krijuar rrezik që gurët të bien në rrugë në çdo moment dhe të rrezikojnë automjetet e tjera apo kalimtarët.
Qytetari shprehet se mungesa e masave mbrojtëse mund të shkaktojë incidente të mundshme në qarkullim dhe kërkon që autoritetet përgjegjëse të marrin masa për të garantuar sigurinë rrugore në këtë segment.