Euro ka shënuar sot një rënie të fortë në tregun valutor shqiptar, duke zbritur për herë të parë nën nivelin historik prej 94 lekësh. Sipas Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye me 93.88 lekë, me një rënie të lehtë ditore prej 0.19 lekësh, duke shënuar gjithashtu nivelin më të ulët të vitit.