Shteti i lë pa uniforma në shi, policët ndihmojnë rihapjen e qarkullimit

Shteti i lë pa uniforma në shi,…

Një qytetar ka dërguar pranë redaksisë sonë një video nga qyteti i Elbasanit, duke sjellë një moment që, sipas tij, tregon edhe anën tjetër të uniformave blu, përtej rasteve të dhunuesëve.

Në pamjet e dërguara shihen dy efektivë policie, të cilët në mes të një shiu të dendur vazhdojnë pa ndërprerje detyrën e tyre, duke u përpjekur të menaxhojnë trafikun dhe të shmangin kaosin në një nga zonat e qytetit.

Pavarësisht vështirësive dhe mungesës së mjeteve bazë të punës siç janë uniformat, efektivët kanë zgjedhur të qëndrojnë në krye të detyrës, duke mos e lënë situatën jashtë kontrollit.

Mesazhi i qytetarit:

Përshëndetje JOQ, ja një anë tjetër e policisë pavarsisht kohës duke i shërbyer popullit me përkushtim dhe pozivitet. Video është bërë në Elbasan pranë një karburanti!

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit