Mbrëmja e djeshme u shoqërua me tensione dhe ironi, teksa protestuesit vijuan revoltën e tyre kundër klasës politike, duke mos kursyer as mazhorancën dhe as opozitën.
Në qendër të vëmendjes këtë herë u gjend deputeti socialist Erion Braçe, i cili është shprehur se po e kërcënojnë me jetë por kjo nuk i kurseu thirrjet ironike: “Erion Braçe bib*lushi, la la la la”, duke e bërë atë objekt të revoltës së qytetarëve.
Ndërkohë, protestuesit vijuan me sloganet që prej kohësh shoqërojnë tubimet e tyre, por kësaj radhe mesazhi ishte edhe më i qartë: “Arrestoni Ramën” dhe “Arrestoni Berishën”. Për ta, përgjegjësit nuk ndahen sipas ngjyrave politike, por sipas mënyrës se si është qeverisur vendi ndër vite.
Nuk munguan as përplasjet me forcat e policisë, ndërsa më herët protestuesit hodhën vezë në drejtim të automjeteve të disa politikanëve, si një shenjë simbolike e zemërimit ndaj establishmentit.