Rama mbush 62 vjeç, çfarë do t’i uronit kryeministrit?

Rama mbush 62 vjeç, çfarë do t’i…

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, feston sot ditëlindjen e tij të 62-të. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, ai siguroi mandatin e katërt si kreu i qeverisë, duke vijuar një prej karrierave më të gjata politike në vend në postin e kryeministrit.

 

Rama e nisi karrierën politike në vitin 1998, kur u emërua ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, detyrë që e mbajti për dy vite. Më pas, në vitin 2000, ai u zgjodh për herë të parë kryetar i Bashkisë së Tiranës, duke u rizgjedhur në këtë post edhe në vitet 2003 dhe 2007, periudhë gjatë së cilës drejtoi kryeqytetin për tre mandate.

 

Në këtë ditë të veçantë, lind edhe pyetja për qytetarët, çfarë urimi do t’i bënit kryeministrit në 62-vjetorin e lindjes? Si do ta përshkruanit rolin e tij në politikën shqiptare ndër vite?

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit