SHBA feston shpalljen e Pavarësisë, 250 vjet shtet!

SHBA feston shpalljen e Pavarësisë, 250 vjet…

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë Ditën e Pavarësisë, një nga festat më të rëndësishme kombëtare. Këtë vit, 4 Korriku shënon 250-vjetorin e miratimit të Deklaratës së Pavarësisë, dokumentit historik me të cilin 13 kolonitë britanike në Amerikën e Veriut shpallën shkëputjen nga Mbretëria e Bashkuar.

Deklarata e Pavarësisë u ratifikua më 4 korrik 1776, duke hedhur themelet për krijimin e Shteteve të Bashkuara. Më vonë, në vitin 1787, u nënshkrua Kushtetuta amerikane, e cila përcaktoi organizimin e shtetit dhe ndarjen e pushteteve në tri degë: ekzekutive, legjislative dhe gjyqësore, të përfaqësuara nga Presidenti, Kongresi dhe Gjykata e Lartë.

Në mbarë vendin, Dita e Pavarësisë shënohet me parada, ceremoni zyrtare, aktivitete kulturore dhe festime familjare. Festimet kulmojnë në mbrëmje me shfaqje spektakolare të fishekzjarrëve, që simbolizojnë lirinë dhe historinë e shtetit amerikan.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit