Aksident i 6-fishtë në Morinë! 7 të plagosur, mes tyre 1 grua shtatzënë dhe 1 fëmijë

Aksident i 6-fishtë në Morinë! 7 të…

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të autostradës “Ibrahim Rugova”, pranë pikës kufitare të Morinës. Në aksident janë përfshirë gjashtë automjete, ndërsa si pasojë shtatë persona kanë mbetur të lënduar.

Sipas informacioneve të para, mes të lënduarve janë edhe një fëmijë dhe një grua shtatzënë në muajin e shtatë. Të plagosurit janë transportuar me autoambulanca për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ndërsa deri tani nuk raportohet për viktima.

Për shkak të aksidentit, njëra korsi e autostradës në drejtimin Prizren–Morinë është bllokuar, duke shkaktuar kolona të gjata automjetesh dhe vonesa në qarkullim. Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit