Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë, ku një grua e moshuar ka rënë nga autobusi i linjës urbane dhe është dëmtuar rëndë. Ajo është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për trajtim mjekësor.
Sipas të dhënave paraprake, incidenti ka ndodhur në zonën e Lungomares, teksa e moshuara po zbriste nga autobusi. Në atë moment, ajo dyshohet se ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga shkallët e mjetit.
Përplasja me betonin e shëtitores i ka shkaktuar hematoma në fytyrë, kokë dhe gjymtyrë, ndërsa mjekët po monitorojnë gjendjen e saj shëndetësore.
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F4469676116577155%2F&show_text=false&width=267&t=0″ width=”267″ height=”476″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>