Me flamuj kuqezi, autokolona e shqiptarëve të diasporës pritet me brohoritje

Me flamuj kuqezi, autokolona e shqiptarëve të…

 Autokolonë e përbërë nga automjete me shqiptarë të diasporës ka mbërritur në zonën e Thumanës, teksa po vijon udhëtimin drejt kryeqytetit, Tiranës.

Qindra qytetarë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit pritet t’i bashkohen protestës që prej më shumë se një muaji po zhvillohet në kryeqytet, ku kërkohet largimi i klasës politike dhe dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama.

Automjetet e diasporës janë të mbuluara me flamuj kombëtarë, në vijim të një tradite simbolike që është përsëritur edhe në protestat e mëparshme, kur emigrantët shqiptarë janë bashkuar masivisht në tubime në Tiranë.

Tubimi i paralajmëruar pritet të zhvillohet para godinës së Kryeministrisë dhe shënon protestën e 35-të me të njëjtat kërkesa politike që janë artikuluar prej javësh nga protestuesit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit