Mëngjesin e sotëm, JOQ ALBANIA publikoi denoncimin e qytetarëve të Tiranës lidhur me një makinë që kishte bllokuar qarkullimin në një lagje.
Banorët treguan me pamje se si në mjetin tip Smart, të parkuar në mes të rrugës, ishte shkruar një letër që shoferja është mbesa e drejtorit të Policisë Vendore Tiranë, për të shmangur gjobat apo përgjegjësitë.
Por menjëherë pas publikimit të kësaj video, ka reaguar edhe Policia Tiranë e cila pas verifikimeve të kryera ka zbuluar se ky pretendim është i pavërtetë.
Shërbimet e Policisë kanë marrë ndaj drejtueses së automjetit masën administrative me vlerë 3000 lekë, sipas parashikimeve të Kodit Rrugor.
Qytetarët i bëjnë thirrje Policisë që të jetë më e kujdesshme ndaj rasteve të tilla pasi edhe nëse pretendimi apo letra është e pavërteté, kjo s’duhet të shërbejë si justifikim për të shkelur ligjin dhe rregullat.