Flakët përfshijnë parcelat në Tale 2, në rrezik banesat dhe lokalet

Flakët përfshijnë parcelat në Tale 2, në…

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë sot disa parcela në zonën e Tale 2, në Lezhë, duke krijuar një situatë alarmante për banorët e zonës.

Flakët janë përhapur me shpejtësi në sipërfaqe të mbjella dhe shkurre të thata, të favorizuara nga era dhe temperaturat e larta. Si pasojë e përhapjes së zjarrit, rrezikohen edhe disa banesa dhe lokale që ndodhen pranë zonës së përfshirë nga flakët.

Banorët janë përpjekur fillimisht të ndërhyjnë me mjete rrethanore, ndërsa është kërkuar edhe ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për të vënë situatën nën kontroll dhe për të shmangur dëme më të mëdha materiale.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit