U aksidentuan kur po ktheheshin me autobus nga Berati, ndihmoni nënë e bijë që të ecin sërish

U aksidentuan kur po ktheheshin me autobus…

GOFUNDME


Familja Lazaj ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve pas aksidentit tragjik të ndodhur pak ditë më parë në autostradën Durrës-Tiranë, në autobusin e Beratit ku humbi jetën shoferi dhe mbetën të plagosur 12 persona.

Floresha dhe vajza e saj, Oriada (26 vjeç, infermiere pediatrike), po udhëtonin nga Berati drejt Tiranës kur udhëtimi i zakonshëm u kthye në tragjedi brenda pak sekondash.

Nënë e bijë kanë pësuar dëmtime të rënda dhe me amputime që u kanë ndryshuar jetën dhe të dyja ndodhen aktualisht në një spital të specializuar në Greqi, ku po marrin trajtim intensiv për të mundësuar ecjen edhe pse gjendja shëndetësore mbetet kritike.

Veçanërisht për 26-vjeçaren Oriada, mjekët po përpiqen të ruajnë sa më shumë funksion të gjymtyrës së mbetur, ndërsa ajo pritet t’i nënshtrohet edhe një ndërhyrjeje tjetër urgjente këtë javë.

E reja është infermiere pediatrike që i ka kushtuar jetën kujdesit për foshnjat dhe familjet, ndërsa familjarët thonë se ëndrra e saj është të rikthehet një ditë në punën e saj dhe të vazhdojë të ndihmojë të tjerët, pavarësisht ndryshimeve të mëdha në jetën e saj.

Familja thotë se po përballet me një barrë të rëndë emocionale dhe financiare, ndërsa kostot e trajtimeve dhe operacioneve kanë arritur në dhjetëra mijëra euro.

Ata kanë bërë thirrje për ndihmë financiare dhe solidaritet, duke theksuar se çdo kontribut mund të ndihmojë në vazhdimin e trajtimeve jetike dhe në rritjen e mundësive për rikuperim dhe pavarësi të pjesshme për të dyja të lënduarat.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit