Sherr me sëpata në Korçë, një i plagosur

Sherr me sëpata në Korçë, një i…

Një person ka mbetur i plagosur këtë të diel në lagjen nr. 1 të Korçës, pas një konflikti që ka përfunduar me përdorimin e një sëpate. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur pas një përplasjeje mes dy personave, të cilët kishin pasur një konflikt verbal edhe një natë më parë.

Mësohet se debati është rikthyer gjatë ditës së sotme, ku njëri prej tyre ka marrë një sëpatë dhe ka goditur kundërshtarin në shpatull. Si pasojë e sulmit, i plagosuri është transportuar menjëherë në spital, ku po merr ndihmë mjekësore. Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes, autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat nga efektivët e Policisë së Korçës. Grupi hetimor ka nisur veprimet procedurale për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e konfliktit, ndërsa pritet edhe dokumentimi i plotë ligjor i ngjarjes.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit