Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në fshatin Kosmaç, Shkodër, ku janë përplasur dy automjete.
Si pasojë e përplasjes, njëri prej mjeteve ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor, ndërsa në vendngjarje është krijuar panik mes drejtuesve të tjerë të mjeteve.
Sipas informacioneve paraprake, të dy drejtuesit e automjeteve kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore.
Fatmirësisht, burime paraprake bëjnë me dije se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur veprimet procedurale dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të përplasjes.
Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa hetimet vijojnë.