Tre javë pas nisjes së punimeve në lumin Mërtur, situata në krahinën e Nikaj-Mërturit, Tropojë, është tensionuar ndjeshëm, ndërsa banorët lokalë kanë dalë në protestë kundër projektit që po zbatohet në zonë. Rreth 300 qytetarë, të mbështetur edhe nga aktivistë mjedisorë, kundërshtojnë ndërhyrjet për ndërtimin e tre pritave malore, të cilat sipas tyre po ndryshojnë rrjedhën natyrore të lumit.
Sipas banorëve, projekti i ndërmarrë nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka nisur pa konsultim publik dhe pa transparencën e nevojshme, ndërsa ata theksojnë se nuk janë informuar paraprakisht për natyrën e punimeve dhe se në terren mungojnë sqarimet zyrtare për qëllimin dhe ndikimin e ndërhyrjes.
Gjatë javëve të fundit, mjete të rënda kanë ndërhyrë në shtratin e lumit duke gërryer mbi një kilometër gjatësi, çka ka ngritur shqetësime për pasoja mjedisore; ndërsa pas presionit të banorëve mjetet janë tërhequr përkohësisht, komuniteti lokal vijon protestat duke kërkuar ndalimin e projektit dhe mbrojtjen e zonës së Nikaj-Mërturit, e cila ka statusin e Parkut Natyror Rajonal që prej vitit 2014.
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F2221868081902439%2F&show_text=false&width=267&t=0″ width=”267″ height=”476″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>