Princesha e Norvegjisë përqafon Haaland pa bluzë në dhomat e zhveshjes, pamjet bëhen virale

Princesha e Norvegjisë përqafon Haaland pa bluzë…

Erling Haaland konfirmoi edhe një herë statusin e liderit të Norvegjisë, duke qenë vendimtar në fitoren ndaj Brazilit. Sulmuesi realizoi dy gola dhe vulosi kualifikimin e ekipit të tij në çerekfinalet e FIFA World Cup, në një mbrëmje që do të mbahet mend gjatë nga tifozët norvegjezë.

Festimet nuk përfunduan me vërshëllimën finale. Në dhomat e zhveshjes, futbollistët u surprizuan nga një vizitë e familjes mbretërore, ku Princesha Ingrid Alexandra dhe vëllai i saj, Princi Sverre Magnus, përgëzuan skuadrën për arritjen historike. Princesha përshëndeti të gjithë lojtarët, ndërsa përqafoi ngrohtësisht edhe Haaland, i cili ishte njeriu i ndeshjes.

Prania e Ingrid Alexandrës mori vëmendje të veçantë edhe për faktin se ajo përfaqësoi të atin, Princin e Kurorës Haakon, i cili nuk mundi të udhëtonte për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij, Mette-Marit, e cila së fundmi iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. Kjo ishte gjithashtu dalja e parë zyrtare publike e princeshës pas operacionit të nënës së saj.

Në aspektin sportiv, Haaland po zhvillon një turne të jashtëzakonshëm. Me dy golat ndaj Brazilit, ai arriti në kuotën e shtatë realizimeve, duke u bashkuar me Lionel Messi dhe Kylian Mbappé në krye të renditjes për “Këpucën e Artë”.

Pas ndeshjes, 25-vjeçari tha se sekreti i suksesit të tij qëndron te qetësia dhe përqendrimi në momentet vendimtare.

Tashmë Norvegjia ka përpara një tjetër provë të madhe. Të shtunën ajo do të sfidojë Anglinë në Miami, në një çerekfinale ku synon të vazhdojë rrugëtimin e saj historik drejt fazave finale të Kupës së Botës.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit