Çarjet në asfalt kthehen në makth, rrugët përmbyten nga uji

Çarjet në asfalt kthehen në makth, rrugët…

Banorë të lagjes “Deko Rusi” kanë denoncuar një situatë shqetësuese, duke treguar se çarjet në asfalt po shkaktojnë rrjedhje të mëdha uji, të cilat kanë përmbytur rrugën dhe kanë vënë në rrezik banesat.

Sipas një qytetari që ka dërguar pamje nga zona, në rrugë janë krijuar tre çarje në asfalt, nga të cilat del ujë vazhdimisht. Më problematikja, sipas tij, ndodhet pranë hyrjes së një banese, ku uji ka depërtuar deri në shtëpi.

Zonja ka frikë se sa herë vjen uji, do t’i përmbyten dhomat dhe kuzhina. Kemi njoftuar Ujësjellësin dhe na kanë thënë se do të vijnë ta shohin, por deri tani problemi vazhdon”, shprehet qytetari.

Banorët theksojnë se rruga ishte asfaltuar rreth një ose dy vite më parë, pas kërkesash të vazhdueshme, ndërsa sot, sipas tyre, asfalti është çarë në disa pika, duke krijuar gropa dhe rrjedhje të shumta uji.

Ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse për të riparuar defektin dhe për të shmangur dëme të mëtejshme në banesa. Ata kanë njoftuar disa herë ujësjellësin por s’kanë marrë asnjë zgjidhje prej tyre.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit