Veliaj përdor Inteligjencën Artificiale për të gënjyer mbi vendimin e Kushtetueses

Veliaj përdor Inteligjencën Artificiale për të gënjyer…

Erion Veliaj, kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, i cili përballet me akuza për disa vepra të rënda penale, ka zgjedhur këtë herë Inteligjencën Artificiale për komunikimin e tij publik pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Në një postim të gjatë në rrjetet sociale lidhur me vendimin e Kushtetueses, është evidentuar përdorimi i Inteligjencës Artificiale në përpilimin e përmbajtjes. Veliaj po përpiqet t’i paraqesë si sukses zhvillimet që lidhen me çështjen e tij penale.

Pas lobimeve të shumta dhe komunikimeve publike të mbështetura nga struktura mediatike e ligjore, Veliaj duket se i ka besuar këtë herë teknologjisë për të ndërtuar mesazhin e tij politik. Ndërsa burimet e tij të komunikimit politik janë vënë në vështirësi nga zhvillimet e procesit gjyqësor, tashmë në skenë ka hyrë Inteligjenca Artificiale. Synimi ka qenë që vendimi i Gjykatës Kushtetuese të prezantohet si një zhvillim pozitiv për Veliajn.

Në fakt, vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhet me ankimimin e Veliajt për masën e paraburgimit dhe procedurat e ndjekura ndaj tij. Kushtetuesja ka shfuqizuar pjesërisht vendimin e Gjykatës së Lartë dhe ka kërkuar rishqyrtim më të argumentuar lidhur me nevojën dhe proporcionalitetin e masës së sigurisë. Megjithatë, vendimi nuk ka sjellë lirimin e Veliajt dhe ai vijon të qëndrojë në paraburgim, ndërsa procesi në themel ndaj tij vijon në Gjykatën e Posaçme. Kjo shihet si një përpjekje për të kthyer një situatë juridike në një fitore të perceptimit publik duke gënjyer përmes IA.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit