Kokainë drejt BE, Apeli lë në burg bossin e "Cincos"

Kokainë drejt BE, Apeli lë në burg…

Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Ermir Ndrejajn, i njohur me nofkën “Cinco”, duke rrëzuar kërkesën e tij për ndryshimin e masës.

Ndrejaj akuzohet nga SPAK si pjesë e një grupi kriminal, ku përfshihen edhe vëllezërit Artur dhe Klevis Hoxhosmani, Erion Alibej, i njohur si “Krymi”, si dhe Plaurent Dervishaj. Sipas hetimeve, grupi dyshohet se ka trafikuar rreth 6 tonë kokainë nga Ekuadori drejt vendeve të Bashkimit Europian, me një vlerë të përllogaritur prej 411 milionë eurosh.

Operacioni ndaj grupit u zhvillua në korrik të vitit 2025, pas hetimeve të SPAK që u mbështetën në komunikimet e zbërthyera nga aplikacioni i koduar Sky ECC. Këto komunikime zbuluan disa episode të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Në apel, Ndrejaj kërkoi zbutjen e masës së sigurisë, duke argumentuar se vuan nga probleme shëndetësore dhe se qëndrimi në qeli i rrezikon jetën. Megjithatë, gjykata vendosi të mos e pranojë kërkesën e tij, duke lënë në fuqi masën e arrestit me burg.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit