Ishte duke ecur me fëmijën dhe bashkëshortin, gruaja bie në gropën e hapur në Lungomaren e Vlorës

Ishte duke ecur me fëmijën dhe bashkëshortin,…

Një incident është regjistruar në zonën e Lungomares në Vlorë, ku një grua është rrëzuar në një gropë të hapur në mes të rrugës, teksa po ecte së bashku me bashkëshortin dhe fëmijën e saj të vogël.

Për fat të mirë, në momentin e ngjarjes ajo nuk e kishte fëmijën në krahë, duke shmangur një situatë që mund të kishte pasoja më të rënda. Si pasojë e rënies, gruaja ka pësuar dëmtime dhe ka marrë ndihmën e nevojshme.

Nga pamjet e siguruara duket se gropa nuk ishte e rrethuar dhe nuk kishte sinjalistikë paralajmëruese apo masa sigurie për të mbrojtur kalimtarët. Situata ngre shqetësime për sigurinë e këmbësorëve në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit