"Më nxorën vajzën 12-vjeçare nga spitali se kushërinjtë dolën në protestë"

“Më nxorën vajzën 12-vjeçare nga spitali se…

Një denoncim i fortë u bë publik gjatë protestës qytetare në Tiranë, ku një qytetar ngriti akuza të rënda, duke pretenduar se familja e tij është penalizuar për shkak të pjesëmarrjes së të afërmve në protestat kundër qeverisë.

Sipas tij, vajza e tij 12-vjeçare është larguar nga spitali në mes të natës, ndërsa ai pretendon se arsyeja lidhet me faktin se disa kushërinj të saj kanë marrë pjesë në protestat qytetare.

Në fjalën e mbajtur para protestuesve, qytetari deklaroi se e bija ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore dhe se prej 37 ditësh është e shtrirë në shtrat. Ai tha se kishte kërkuar ndihmën e policisë për transportimin e saj me ambulancë, por pretendon se nuk mori mbështetjen e nevojshme.

“Arsyeja kryesore kanë qenë disa kushërinj që kanë marrë pjesë në protestë. Vajza ime është nxjerrë në 12 të natës. Kam njoftuar policinë. Kam kërkuar ndihmë për ta shoqëruar me ambulancë. Më thanë: ‘Merre në gjendje të fikëti dhe çoje ku të duash’. I drejtohem kryeministrit për urdhrin që dha. U hakmor me një fëmijë 12-vjeçare. Fëmija im rrezikon jetën, ka 37 ditë që lëngon në shtrat”, u shpreh ai.

Pretendimet e ngritura nga qytetari janë të njëanshme dhe përfaqësojnë versionin e tij të ngjarjes. Deri më tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga institucionet shëndetësore apo autoritetet për këto akuza.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit