E kapi duke pirë hashash, nipi 16-vjeçar plagos xhaxhain me thikë

E kapi duke pirë hashash, nipi 16-vjeçar…

Një 16-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se ka plagosur me thikë xhaxhain e tij pas një konflikti në familje. Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur pasi xhaxhai e kishte kapur të miturin duke konsumuar cigare me lëndë narkotike, të dyshuar hashash, dhe më pas ia kishte treguar këtë fakt babait të tij.

Pas debatit, 16-vjeçari dyshohet se ka marrë një thikë dhe ka goditur dy herë xhaxhain, duke i shkaktuar plagë të rënda. I dëmtuari është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa i mituri është vënë në pranga. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit