Një qytetare ka denoncuar pranë redaksisë gjendjen në plazhin e Velipojës, duke ngritur shqetësimin se hapësirat që më parë kanë qenë publike këtë sezon janë mbushur me shezlongë.
Ajo thotë se këtë verë nuk ka më hapësira të lira për pushuesit që duan të shfrytëzojnë plazhin publik, pasi zona është zënë nga vendosja e shezlongëve. Qytetarja shprehet se edhe pjesa që ka qenë më herët plazh publik është dhënë për përdorim privat.
Ajo shton se, kur ka kërkuar të përdorë hapësirën publike, një punonjës i ka thënë se do të njoftonte policinë bashkiake.
Sipas saj, problemi nuk lidhet vetëm me një rast të izoluar, por me mungesën e hapësirave të lira për qytetarët që zgjedhin plazhin publik. Ajo kërkon që institucionet të kontrollojnë zbatimin e rregullave për ndarjen e hapësirave publike dhe private në vijën bregdetare.
Denoncimi i qytetares:
Pershendetje JOQ! Doja tju tregoja, qe ne Velipoje nuk ka me asnje plazh publik, dhe ai qe ishte vit, kete vut e kane mbushur me shezllone. Per te gjithe qe thone pse dilni ne proteste, dalim per cdo gje qe nuk funksionon. Ato me shezllonat e bardhe, ka qene plazh publik,dhe i jep bashkia me 4 mije leke Sic i sheh jane bosh Hapesira perpara eshte publike, dhe punonjesi erdhi dhe tha qe me duhet te lajmeroj policine bashkiake Sepse nuk te lejojne Plazhi publik ka ngel apo jo 3 m