Një qytetar ka kontaktuar redaksinë e JOQ Albania për të denoncuar dëmtimin e automjetit të tij, ngjarje që sipas tij ka ndodhur në parkingun e hotelit Bella Vista në Durrës.
Sipas dëshmisë së tij, incidenti ka ndodhur mbrëmjen e 6 korrikut 2026, rreth orës 21:45, kur makina ishte e parkuar. Ai pretendon se automjeti është goditur nga një mjet tjetër, ndërsa autori është larguar pa lënë asnjë njoftim apo kontakt.
Përmes JOQ Albania, qytetari u bën thirrje personit përgjegjës që të marrë përgjegjësinë dhe ta kontaktojë, përpara se çështja të përfundojë në duart e policisë.
“Doja të bëja një publikim. Më kanë prekur makinën me datë 06.07.2026, rreth orës 21:45, te parkingu i hotelit Bella Vista. I bëj thirrje të më kontaktojë para se ta denoncoj në polici. Ju faleminderit”, shkruan ai në mesazhin dërguar redaksisë.