Ura e fshatit Van po shembet, kërkohet ndërhyrje para nisjes së korrjeve

Ura e fshatit Van po shembet, kërkohet…

Një banor i fshatit Van, në Bashkinë e Delvinës, i është drejtuar redaksisë duke ngritur shqetësimin për gjendjen e urës që lidh fshatin por që po degradohet dita-ditës dhe ende nuk është ndërhyrë për riparimin e saj.

Sipas qytetarit, banorët janë interesuar pranë Bashkisë Delvinë për ta riparuar urën edhe me kontributin e tyre, por thonë se nuk janë lejuar të ndërhyjnë.

Ai shprehet gjithashtu se deputeti i zonës ka premtuar disa herë se ura do të rikonstruktohet, por deri më tani nuk është marrë asnjë masë konkrete.

Banori paralajmëron se situata mund të përkeqësohet edhe më tej, pasi brenda pak javësh pritet të nisë sezoni i korrjeve dhe mbi urë do të kalojnë mjete të rënda bujqësore, gjë që sipas tij rrit rrezikun e shembjes.

Qytetari u bën thirrje institucioneve përgjegjëse të ndërhyjnë sa më parë për rehabilitimin e urës, me qëllim shmangien e një situate që mund të rrezikojë sigurinë e banorëve dhe qarkullimin në zonë.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje kam nje shqetesim per uren e fshatit van bashkia delvine ura po perkeqesohet nga dita ne dit edhe askush nuk po ve dor jemi interesuar ne bashkin delvin per ta regulluar vet si fshat po nuk na lejojn ta regullojm

Deputeti i zones e ka premtuar kaqe her do ta ndreqim po mos presin zgjedhjet e ardhshme qe ta regullojn. Per 20 dit nje muaj fillojn te korurat e mistrit kan per te kaluar mjete te renda kjo ur ka per te ren fare

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit