Aksident gjatë natës në Gramsh, plagoset një çift me motor

Aksident gjatë natës në Gramsh, plagoset një…

Një aksident rrugor ka ndodhur gjatë natës në fshatin Çakrez të Gramshit, ku kanë mbetur të plagosur një çift bashkëshortësh që udhëtonin me motor. Sipas informacioneve paraprake, gjatë lëvizjes në rrugë, një kalë u ka dalë papritur përpara, duke bërë që drejtuesi i motorit të humbiste kontrollin.

Si pasojë e përplasjes dhe rrëzimit, burri dhe gruaja kanë pësuar dëmtime trupore. Pas njoftimit për ngjarjen, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë së Gramshit dhe ambulanca, të cilat u kanë dhënë ndihmën e parë të plagosurve dhe i kanë transportuar drejt Spitalit të Gramshit.

Mësohet se, pas marrjes së ndihmës fillestare, çifti është transportuar me ambulancë drejt Tiranës për trajtim më të specializuar. Policia ka nisur verifikimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit